Rozë

Përlot konkurrentja e Përputhen: Kam 25 vite që nuk dëgjoj zërin e mamit

Florjana

Edicioni i fundit i “Përputhen Prime” përcolli emocione të forta tek shikuesit.

Gjatë programit pati histori të shumta të konkurrenteve, që përlotën jo vetëm ata në studio, por edhe të tjerë jashtë saj.

Fjala është për Florjanën, e cila tregoi se dy prindërit i ka memecë, dhe në ato momente nuk ka mundur të mbajë lotët.

“Unë kam babin dhe mamin memecë dhe nuk flasin dhe kur tha Alesia që e ka marrë malli të dëgjojë emrin e mamit… unë kam 25 vite që nuk e dëgjoj as zërin e mamit”, tha ajo, duke shtuar se e kupton shumë mirë Alesian.

Po ashtu, Alesijana mori një mesazh nga babai saj, pasi e njëjta ka humbur nënë vite më parë./SHQIP.com