Sport Shqiptar

Përleshje në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” (VIDEO)

Në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku po zhvillohet ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Slavia Pragës, ka pasur një përleshje ndërmjet tifozëve, shkruan Shqip.com.

Përleshja ka ndodhur pasi tifozët çekë provokuan vendësit në tribunën jugore dhe aty nisi përleshja.

Ndeshja është e vlefshme për rrethin e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

/Shqip.com