Lajme

Përleshje në Prishtinë, lëndohen dy persona

Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje fizike e cila ka ndodhur në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Shqip.com se dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës  19 :30, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike e cila ka ndodhë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të forta , janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më përleshje”, ka thënë Ahmeti.

Ilustrim

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se PK ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Shqip.com