Lajme

Përleshje në një familje në Gjakovë

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës në një familje në Gjakovë. Si pasojë e një mosmarrëveshje disa persona janë përleshur mes vete.

Për këtë rast, policia ka arrestuar tetë persona, në mesin e tyre katër burra dhe katër gra.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE / Gjakovë 27.12.2022, 14:00. Janë arrestuar tetë të dyshuar katër meshkuj kosovarë dhe katër femra kosovare pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com