Përleshje midis tifozëve në një ndeshje hendbolli në Shkup
Publikuar:
(26.03.2023 20:14:52)

Një përleshje e madhe ka ndodhur në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup në ndeshjen Kozuv-Pelisteri në mes të tifozëve.
Në këtë përleshje janë përfshirë grupet e tifozëve Komitët dhe Çkembari.
Në pamjet e publikuar shihen grupe të mëdha të tifozëve të cilët janë futur edhe në sallë ku po zhvillohej ndeshja.
Për të parandaluar më të keqën prezentë kanë qenë edhe forcat e rendit.
/Shqip.com