Sport Shqiptar

Përleshje mes tifozëve në ndeshjen Drita-Gjilani

Përleshje mes tifozëve në ndeshjen Drita-Gjilani

Ndeshja, Gjilani-Drita ka sjellë tensione te publiku.

Në këtë derbi që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” tifiozët e të dyja ekipeve janë konforontuar pas përfundimit të pjesës së parë, shkruan Shqip.com.

Gjilani e ka tërhequr ekipin nga fusha për arsye sigurie edhe pse brenda fushës nuk ka ndodhur asnjë ekses.

Pas këtij konflikti, në fushën e gjelbër kanë ardhur edhe Policia, ndërkaq pjesa e dytë ende nuk ka nisur.

Tensione të tilla mes dy tifozërive kjo ndeshje ka sjellur edhe në të kaluarën.

Në këtë takim, Drita është favorite në letër për shkak se gjenden në pozitën e dytë në tabelë dhe janë duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë.

Ndërsa, në anën tjetër Gjilani ende nuk e ka “gjetur veten” nën udhërat e Ismet Munishit dhe pozcionohet në vendin e gjashtë./Shqip.com