Sport Shqiptar

Përleshje mes dy grupeve të tifozëve në finalen e boksit në Shqipëri (VIDEO)

Rrahja mes grupeve të tifozëve në Shkodër

Finalja e kampionatit kombëtar të Boksit në Shkodër ka degjeneruar në dhunë fizike, përcjell Shqip.com.

Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozët dhe boksierët e dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u konfliktuar kështu fizikisht.

Kjo ndeshje është fituar nga Kajoshi i Vllaznisë, por me këtë rezultat nuk ishin të kënaqur tifozët dhe boksierët e Tiranës duke bërë që jashtë ringut të ketë sulme fizike me grushte.

Konflikti ka zgjatur disa minuta kur është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës, dhe pas përleshjes, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga ky kompeticion./Shqip.com