Lajme

Përleshje fizike në Fushë Kosovë, një person theret me thikë

Therje me thikë.

Një person është therur me thikë pas një konflikti në mes të disa personave në Fushë Kosovë.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person.

“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave ku si pasojë viktima mashkull kosovar është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Siç njofton PK-ja, i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com