Lajme Ballkan

Përleshje e armatosur në Çarshi të Shkupit

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Sipas informacioneve jozyrtare, vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Siç pohojnë dëshmitarët okularë, pranë kafenesë kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht kanë qenë persona të njohur në botën e krimit.

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e armatosur në Çarshi të Shkupit. Sipas MPB-së në vendngjarje kanë mbetur të vrarë dy persona dhe një i lënduar i cili është dërguar në spital për kurim.

“Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton Alsat.

/Shqip.com