Sport Ndërkombëtar

Përleshen futbollistët në fund të derbit Tirana – Partizani  

Partizanit i ka takuar derbi i madh i kryeqytetit shqiptar kundër Tiranës, në kuadër të javës së 15-të kampionale në Superiore.

“Demat” triumfuan minimalisht 0:1 kundër “bardhekaltërve” në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Xhuliano Skuka ishte heroi i “Të Kuqve” i cili realizoi golin e vetëm në minutën e katërt për Partizanin.

Në fund të ndeshjes, futbollistët e dy skuadrave u përplasën një përleshje masive, raporton PanoramaSport.

Edhe ky derbi zgjoi interesim të lart në Tiranë, ku raportohet se rreth 10 mijë tifozë ishin prezent në stadium.

Fitorja e sotme e Partizanit ndaj Tiranës ishte e para pas gjashtë derbive.

Partizani me këtë fitore renditet në pozitën e parë me 29 pikë, katër më shumë se Tirana e dyta.

/Shqip.com