Lajme

Përleshën dy të mitur në Kamzë, njëri plagoset me thikë

Një 13-vjeçar ka goditur me thikë një 15-vjeçar gjatë ditës së sotme në Kamzë të Shqipërisë.

Siç ka raportuar ABC News Albania, i dyshuari e ka goditur viktimën edhe me grushte.

Kjo media ka siguruar edhe raportin e Policisë së Shtetit, në të cilën thuhet se organet kompetente janë duke punuar në kapjen e 13-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një 13-vjeçari, pasi ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar”, thuhet në njoftimin e PSH-së.

Tutje, njoftohet se 15-vjeçari është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë./Shqip.com