Lajme

Përkundër vullnetit të tij, Specialja e ka ftuar si dëshmitar në Hagë edhe Gjergj Dedajn

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se sot udhëton për në Hagë, për të dëshmuar.

Ai tha se këtë po e bën përkundër vullnetit të tij.

“Sot udhëtoj për Hagë! Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire!”, ka shkruar Dedaj në rrjetin social “Facebook”.

/Shqip.com