Kulturë

Përkujtohet shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo

Përkujtohet shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo
Përkujtohet shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit përkujtoi dje në ditën e lindjes (3 qershor 1949) një personalitet të fortë të kulturës sonë kombëtare, Moikom Zeqon.

Autor i mbi 100 veprave, ku përfshihen përmbledhje me poezi, prozë, studime arkeologjike, libra për historinë e artit, monografi personalitetesh, si dhe disa skenarë për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, një zë i rëndësishëm në zhvillimin e debatit kulturor në vend, Moikom Zeqo ka vendin e tij në historinë e kulturës shqiptare.

QKLL solli foton e shoqes së tij të jetës prof. Lida Miraj, në ekspozitën me fotografi të shkrimtarëve shqiptarë, e cila vijon të jetë e hapur në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, me autor Roland Tashon.

/Shqip.com