Kulturë

Përkujtohet Mitrush Kuteli, shkrimtari dhe intelektuali i njohur shqiptar

Mitrush Kuteli (13 shtator 1907 - 4 maj 1967)
Mitrush Kuteli (13 shtator 1907 - 4 maj 1967)

Në kuadër të 57-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të shquar Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko), Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një takim përkujtimor për të nderuar figurën dhe punën e tij madhore në lëmin e letrave shqipe.

Në këtë takim morën pjesë të familjarë, miq, njerëz të letrave si dhe lexues të autorit Kuteli. Fjalën e rastit e mbajtën studiuesi Behar Gjoka, prof. Kastriot Gjika si dhe djali i tij, Pandeli Pasko.

QKLL shkroi në faqen e saj online se, Mitrush Kuteli dallohet jo vetëm për gjuhën dhe stilin e tij në shkrimet prozaike, por edhe si një intelektual i cili punoi fort për t’i dhënë historisë së letërsisë shqipe jo vetëm Kutelin, por edhe figura të tjera si Lasgushi apo Noli. /atsh

/Shqip.com