Lajme

Përkeqësimi i motit, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim

Rruga për në fshatin Kaçandoll

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dal me njoftim gjatë ditës së sotme pas motit të ligë që po e karakterizon vendit.

Në njoftimin e tyre thuhet se të gjitha rrugët, nacionale, rajonale dhe auto-udhët janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme

“Ju njoftojmë se sipas informacioneve nga terreni, të gjitha rrugët Nacionale, Rajonale dhe Auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme për qarkullim rrugor. Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë,  ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e MMPHI-së.

Sipas MMPHI-së, ekipet kujdestare janë 24-orë të gatshme për intervenim me hedhjen e kripës dhe aktivitete të tjera.

“Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta”.

Tutje, nga ministria bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe vozitje të përshtatshme me kushtet atmosferike.

/Shqip.com