Lajme

Përhapja e Omicron BA.2, Tolaj: Nuk është shqetësuese pasi që shumica e popullit është vaksinuar

Infektologu, Ilir Tolaj

Në Shqipëri tashmë ka arritur nën varianti i Omicron BA.2. Institucionet Shëndetësore në Shqipëri kanë konfirmuar një rritje e lehtë për sa i përket rasteve të infektuara ashtu edhe numrit të pacientëve të shtruar në spital me këtë variant.

Ky nën-variant i Omcronit ka një trashëgueshmëri 30% më të lartë se sa vetë Omicroni. Po kështu tek personat e prekur përveç prekjes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes prek edhe aparatin tretës duke shkaktuar dhimbje stomaku djegie, të vjella dhe diarre .

Në Kosovë këtë variant nuk po e shohin si shqetësues pasi që shumica e popullit është vaksinuar. Kështu po thotë infektologu, Ilir Tolaj.

Tolaj në një prononcim për Shqip.com ka thënë se edhe pse varianti përhapet shpejt, ai nuk është i rrezikshëm.

Ai ka theksuar se në vendin tonë është rritur imuniteti pasi që një numër i madh i njerëzve e kanë kaluar virusin.

“Deri më tani ajo se çfarë dihet nga ky variant është se po përhapet më shpejt se varianti i parë. Nuk mund të themi se është i rrezikshëm sepse nuk është më shumë sesa ai paraprak. Në vendin tonë është arritur njëfarë imuniteti i popullatës, një numër i madh i kanë kaluar virusin ndërsa një numër i konsiderueshëm edhe është vaksinuar”, tha Tolaj.

COVID-19

Ai ndër të tjera tha se nëse përhapet nën varianti BA.2, ecuria e tij klinike do të jetë e dobët. Infektologu, Tolaj pohon se këto raste fare pak mund të përfundojnë në spital.

Ai thotë se më të rrezikuarit janë peronat që nuk janë vaksinuar.

“Edhe nëse përhapet ky variant, ecuria klinike ka me qenë në të shumtën e raste me pak simptoma ose fare. Ajo çka është më e rëndësishmja është se këto raste fare pak do të përfundonë në spitale. Më të rrezikuarit janë ata persona që nuk janë vaksinuar apo nuk e kanë kaluar virusin e varianteve paraprake dhe thirrja është që këta persona ta përfundojnë vaksinimin”, tha Tolaj.

Nën-varianti i Omicron ka rritur numrin e te infektuarve në shumë shtete në Europe si Itali, Francë, Gjermani dhe Greqi .Por ndërkohe në Angli është shfaqur një tjetër nën-variant i Omcron Xe në 600 persona, i cili ka shfaqur 10% infektueshmëri me shumë se BA.2. Ende nuk ka te dhëna për simptomat që shfaq./Shqip.com