Lajme

Përgjigjet e Testit të Arritshmërisë po shpërndahen në rrjete sociale

Si çdo herë tjetër edhe këtë herë shkeljet në Testin e Arritshmërisë po vazhdojnë të jenë prezentë.

Për këtë test në rrjetin social është krijuar edhe një grup me titullin “Testi i arritshmeris IX -04.06.2022”.

Nuk dihet se kush e ka krijuar këtu grup, por një gjë është e sigurtë se në këtë grup janë duke u shpërndarë përgjigjet e Testit të Arritshmërisë.

Testi që ka nisur në orën 10:00 do të përfundojë në 12:00.

Pjesa e dytë e testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, katër lëndë në ditën e parë dhe pesë lëndë në ditën e dytë të testimit./Shqip.com