Lajme

Përgatitjet për festat e fundvitit, Komuna e Prishtinës mbyll për qarkullim një rrugë

Komuna e Prishtinës pritet që së shpejti të fillojë përgatitjet për dekorimin e qytetit për ndër të festave të fundvitit.

Në njoftimit e Komunës thuhet se për shkak të përgatitjeve rruga “Xhorxh Bush” do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor.

“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur 🚧 nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 🕔05:00) deri më 8 janar 2023” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Pjesa e rrugës e cila do të jetë e mbyllur

Për këtë Komuna ka kërkuar mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

/Shqip.com