Kulturë Kino

Përgatiten aktorët e Teatrit të Varnës, për operën “Aida”

Asistent-regjisorja e operës “Aida”, Ada Gurra, prej ditësh ndodhet në Varna për të përgatitur dy kaste artistësh, të cilët do të interpretojnë tingujt Verdian, me regji, skenografi dhe kostumografi të të madhit Franco Zeffirelli.

Opera e cila në Shqipëri theu çdo rekord shikueshmërie, e tashmë do të jehojë suksesin e saj edhe në Bullgari, pritet të ketë një numër të lartë artdashësish vendas e të huaj.

“Ky bashkëpunim që tejkalon kufijtë e rajonit, fuqizon lidhjet artistike mes 2 vendeve dhe ju mundëson artistëve të tejçojnë talentin e tyre në një dimension më të gjerë artistik”, thuhet në njoftimin e TKOB-së.

Ditë më parë TKOB bëri me dije se një nga artistet e saj, mexosopranoja Ivana Hoxha do të performojë në Teatrin e Varnës. Artistja shqiptare do të interpretojë rolin e Amnerisit, tek opera “Aida”, shkruan atsh.

Interpretimi në skenën e Teatrit të Varnës, vjen pas debutimit të saj të shkëlqyeshëm në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Vënia në skenë e operës të mirënjohur të Giuseppe Verdi-t, “Aida” ishte një sukses për TKOB. Mexosopranoja Ivana Hoxha interpretoi në kastin e parë të kësaj opere, e cila u vu në skenë në muajin qershor, sipas regjisë së të famshmit Franco Zeffirelli.

/Shqip.com