Sport Shqiptar

Përfundon turneu i FIBA YDF-së

Në Prizren ka përfunduar turneu i FIBA YDF-së për U14.

Në këtë turne kanë marrë pjesë: Kosova, Maqedonia Veriore, Turqia, Bullgaria dhe Rumania në të dyja konkurrencat.

Për pesë ditë me radhë janë zhvilluar 20 ndeshje. Ndeshjen e fundit “Dardanët” e rinj e kishin ndaj Turqisë, ku pësuan me shifrat 99:59.

Ndërkohë, vashat e Kosovës pësuan nga Turqia 88:14, që ishte humbja e katërt për Dardanet e reja dhe fitorja e katërt për vashat nga Turqia.

FBK-ja dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët. Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore.

/Shqip.com