Përfundon testimi i unazës njëkahëshe në Prishtinë, komuna falënderon qytetarët
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në ora 17:00 ka përfunduar, testimi i unazës njëkahëshe.
Nga Komuna e Prishtinës, kanë falënderuar qytetarët për ndihmën dhe durimin gjatë këtyre dy ditëve.
“Ju falënderojmë për durimin dhe ndihmën e juaj gjatë këtyre dy ditëve testuese. Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe kanë funksionuar:
– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit
– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales
– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve./Shqip.com