Lajme

Përfundon takimi Vuçiq-Escobar, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim  me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë takim u bisedua për ngjarjet aktuale në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, mundësitë për vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, raporton RTS.

Vuçiq theksoi edhe një herë përkushtimin e plotë të Serbisë për vazhdimin e procesit të dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel deri më tani dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim Mediatik i Presidentit.

“Një bisedë e rëndësishme për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me këmbëngulje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar presidenti Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Foto nga takimi

Ndërsa në anën tjetër, I dërguari i posaçëm i SHBA-së Gabriel Escobar shprehu pritjen që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për të gjitha çështjet e hapura dhe normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve do të vazhdojë në mënyrë dinamike dhe konstruktive, gjë që është e rëndësishme si për qytetarët ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm të rajoni, me përfundimin e shpejtë të negociatave.

/Shqip.com