Sport Ndërkombëtar

Përfundon takimi Ten Hag – Ronaldo

Ka përfunduar takimi ndërmjet trajnerit të Manchester Unitedit,   Ten Hag dhe Cristiano Ronaldos.

Duket se gjakrat janë ftohur dhe situata te gjiganti anglez do të jetë më e mirë.

Portugezi është rikthyer me ekipin e parë të Manchester United, pasi ai u pezullua nga klubi për sfidën ndaj Chelseas, e cila përfundoi 1-1.

Portugezi është kthyer në stërvitje me ekipin e parë për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Sheriff në Ligën e Konferencës.

Ten Hag dhe Ronaldo kanë bërë një dialog dhe kanë pranuar të dy që portugezi të kthehet dhe të ndihmojë Manchester United.

/Shqip.com