Lajme

Përfundon takimi në Bruksel, s’ka marrëveshje

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak gjatë takimit në Bruksel

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Lexo edhe:
Bislimi tregon se cilat janë pikat e propozim-marrëveshjes për targat

Gazeta serbe “H1” raporton se marrëveshja përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhjen e situatës së krijuar në Veri të Kosovës nuk është arritur të mërkurën mbrëma. Bisedimet do të vazhdojnë, por ende nuk dihet se kur, transmeton Shqip.com.

Lexo edhe:
Molliqaj: Kurti sot u dorëzua, pranoi Serbinë si hisedare në Kosovë

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se gjatë takimit në Bruksel, kanë hartuar një draft final me të cilin sipas tij, pala kosovare është dakorduar, por jo edhe ajo serbe.

Ndërsa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godrey, ka thënë se është koha që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë./SHQIP.com