Lajme

Përfundon takimi i kryenegociatorëve Kosovë-Serbi në Bruksel

Ka përfunduar takimi i radhës në nivel të negociatorëve në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, njofton korrespondentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina.

Ende nuk ka ndonjë deklarim nga palët nëse është arritur ndonjë progres në raundin e ri të dialogut, ku ishin ballë për ballë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, por në fokus pritet të ketë qenë zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj.

(E përditësuar)

Sot në Bruksel kryenegociatorët kanë diskutuar për zbatim të marrëveshjes

Sot pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit.

Për këtë takim, dje për Bruksel, ka udhëtuar zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Rreth takimit dhe procesit të dialogut, gjatë vizitës në dy shtetet, ditë më parë ka folur edhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai ka konfirmuar Lajçak takimin e të krynegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqin.

Ndryshe në takimin e 2 majit Vuçiq-Kurti në Bruksel, u miratua një deklaratë për personat e zhdukur, por jo edhe ajo për Asociacionin.

/Shqip.com