Lajme

Përfundon protesta në Shtërpcë, hapet rruga për qarkullim

Policia e Kosovës ka njoftuar ka përfunduar protesta në Shtërpcë dhe se është liruar rruga për qarkullim.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

Ndryshe, qytetarët serbë sot kanë protestuar në Shtërpcë, kjo pasi ushtari i  FSK-së, Azem Kurtaj, dyshohet për plagosjen e një fëmije dhe të rrituri të këtij komuniteti, të premten.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe serbë nga qytete tjera të Kosovës. Në disa prej pankartave shkruante “Albin Kurti, fëmijët nuk ua falim!”, si dhe “Evropë, çfarë faji kanë fëmijët tanë!”.

Njoftimi i plotë:

Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve

Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.

Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.

Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë  është e lirë për qarkullimin e automjeteve.

/Shqip.com