Sport Ndërkombëtar

Përfundon pjesa e parë në “Wanda Metropolitano”, pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet e fundit çerekfinale.

Në “Wanda Metropolitano” ka përfunduar pa gola, pjesa e parë ndërmjet Manchester Cityit dhe Atletico Madrid.

City është duke e dominuar ndeshjen dhe pati mundësi disa herë të shënonte, madje në minutën e 29-të e goditi edhe shtyllën.

Image

Atetico po mundohet të rrezikojë me kundërsulme.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Liverpoolit dhe Benficas janë shënuar dy gola.

“The Reds” dolën në epërsi me golin e Ibrahima Konates, kurse mysafirët barazuan 10-të minuta më vonë me Gonçalo Ramos.

Kujtojmë që deri më tani në gjysmëfinale janë kualifikuar Real Madridi dhe Villarreali./Shqip.com