Sport Shqiptar

Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshëm, duke e pasur epërsinë e dyfishtë, pas 45 minutave të parë.

Kosova fillimisht nderoi Fadil Vokrrin, duke shënuar në minutën e nëntë.

Ishte Milot Rashica që fitoi një penallti, derisa Vedat Muriqi e shndërroi në gol, duke ia dhënë epërsinë minimale “Dardanëve”.

Vetëm 10 minuta më vonë, një super krosim i Rashicës u qua drejt portës nga Zymer Bytyqi.

Pavarësisht dominimit të vendasve, Irlanda e Veriut arriti ta marr një gol, duke shënuar në minutat e fundit të ndeshjes me anë të Shayne Lavery.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:1./Shqip.com