Sport Shqiptar

Përfundon pjesa e parë e miqësores Shqipëri – Itali

Kombëtarja e Shqipërisë përballet sonte me Italinë në një ndeshje miqësore, e cila luhet në “Air Albania” të Tiranës, shkruan Shqip.com.

Tashmë ka përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

45 minutat e parë në stadiumin “Air Albania” u mbyllen me rezultatin 1:2 në të mirë të “Azurrëve”.

“Kuqezinjtë” kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të, falë një goli të bukur të shënuar me kokë nga Ardian Ismajli.

Megjithatë, italianët reaguan shpejt dhe përmbysen rezultatin.

Fillimisht shënoi Giovanni Di Lorenzo në minutën e 20-të, kurse pas pesë minutave shënoi edhe Vincenzo Grifo.

/Shqip.com