Sport Ndërkombëtar

Përfundon pjesa e parë, Arsenali po triumfon ndaj Aston Villas

Thomas Partey

Arsenali është duke shënuar fitore 2-0 ndaj Aston Villas, pas 45 minutave lojë.

“Gunners” edhe pse me shumë ndryshime në formacion, janë duke dominuar në çdo aspekt, shkruan Shqip.com.

Golin e parë në këtë pjesë, e shënoi Thomas Partey, ndërsa asistues ishte Emile Smith Row.

Për mesfushorin ganez, ky gol ishte tejet i veçantë, pasi është i pari me fanelën e ekipit londinez.

Goli i shënuar nga Thomas Partey

Ndërsa, për të dyfishuar rezultatin u përkujdes, Pierre-Emerick Aubameyang, nga pika e bardhë, në fund të pjesës së parë.

Nëse gjërat qëndrojnë kështu deri në fund të takimit, atëhere kjo fitore do ishte tejet e rëndësishme për Arsenalin.

https://twitter.com/iRyxis_Offical/status/1451638460175958017?s=20
Goli i shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang

Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta, do ngritej në vendin e nëntë, me 14 pikë.

Ndërsa, në anën tjetër, Aston Villa do binte në pozitën e 13-të./Shqip.com