Sport Ndërkombëtar

Përfundon pa gola pjesa e parë në “San Siro”

Spanja-Franca

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e finales së Ligës së Kombeve ndërmjet Spanjës dhe Francës.

Spanjollët e kishin iniciativën thuajse gjatë tërë kohës, por nuk arritën që të gjejnë rrugën për te goli, shkruan Shqip.com.

Paraqitje të mirë te spanjollët pati, Ferran Torres që është duke i shkaktuar shumë probleme mbrojtjes së kundërshtarëve.

Në anën tjetër, Kampionët e Botës janë duke e zhvilluar një ndeshje më mbrojtëse dhe po presin për gabimet e Spanjës.

Image
Momente nga ndeshja, Spanjë-Francë

“Gjelat” po e kanë problem të krijojnë aksione të rrjedhshme për të shënuar dhe deri më tani Unai Simeon ka qenë i “papunë”.

I pavërjetur në këtë 45 minutësh ka qenë Kylian Mbappe.

Një lajm i keq për skuadrën e Didier Dechamps është lëndimi i Raphael Varane, i cili u detyrua ta lëshojë fushën e gjelbër.

Mbetet të shihet se kush do dalë fitues deri në përfundim të kësaj finale./Shqip.com