Sport Shqiptar

Përfundon ndeshja e të rinjve Mali i Zi – Shqipëri, talenti kosovar i Fulhamit shënoi gol të jashtëzakonshëm

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 ka luajtur edhe ndeshjen e dytë miqësore kundër Malit të Zi.

Kuqezinjtë vinin nga një fitore bindëse ndaj San Marino në shifrat 0-3. Ashtu si edhe në takimin e parë, Adrion Pajaziti është për t’u veçuar.

Futbollisti i ardhur nga Fulham U-21 ka realizuar tjetër gol, këtë herë me goditje dënimi.

Vendasit kishin kaluar të parët në avantazh dhe Pajaziti do të barazonte shifrat në minutën e 25.

Ky i fundit më herët ka qenë pjesë e Kosovës U21 e së fundmi iu bashkua Shqipërisë.

Ky lojtar u pagëzua nga Bushi si “Demollari i ri”. Mali i Zi gjeti një tjetër gol për 2-1, por ishte radha e lojtarit të Partizanit, Klevis Dragaj, që barazoi sërish rezultatin me një “gol qesharak” pasi portieri nuk e hoqi dot topin. Në fund Mali i Zi realizoi edhe dy herë me goditjet standarte, për të fituar ndaj Shqipërisë U-21 me shifrat 4-2.

/Shqip.com