Rozë

Përfundon miqësia mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit?

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur, Butrint Imeri ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të.

Të ftuar në festë ishin familjarë, miq dhe kolegë të shumtë të këngëtarit.

Mirëpo, ajo çfarë u komentua nga fansat ishte mungesa e mikut të tij dhe reperit, Don Xhonit.

Duket se miqesia e tyre është krisuar pasi ata më nuk ndjekin as njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Butrinti dhe Don Xhoni, janë parë shumë shpesh në shoqërimin e njëri-tjetrit.

/Shqip.com