Sport Shqiptar

Përfundon kuvendi i punës i FBK-së

Është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës.Në këtë kuvend kanë marrë pjesë 31 delegatë nga 40 gjithsej sa numëron Kkvendi. Fillimisht pas është miratuar rendi i ditës, ku nuk pati kundërshtime.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka folur për të gjitha pikat e rendit të ditës: raporti i aktiviteteve të FBK-së për vitin 2022, raporti i auditimit për vitin 2022, draft plani i veprimit 2023, draft plani financiar 2023, draft plani i marketingut 2023 dhe të ndryshme.

Fetahu po ashtu ka folur për punën që është bërë gjatë vitit që lamë pas, si dhe sfidat gjatë vitit 2023. I pari i basketbollit të Kosovës ka kërkuar përkrahjen e të gjithëve për projektet për zhvillimin e basketbollit të Kosovës.

Kuvendi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa në fund si anëtar i Këshillit Mbikqyrës, është emëruar Dren Zatriqi, duke zëvendësuar Artan Spahijën, me kërkesën e këtij të fundit.

/Shqip.com