Sport Shqiptar

Përfundon gara për stadiumin e ri në Durrës, ky është projekti fitues

Ka përfunduar gara për stadiumin e ri që do të ndërtohet në qytetin e Durrësit.

Pas prezantimit të tre projekteve nga studiot 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë), fituese u zgjodh kompania belge 51N4E, shkruan Panorama Sport.

Projekti erdhi nga studio belge 51N43. Ajo solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga fusha të ndryshme sportive dhe disa ndërtesa. Përveç ndeshjeve të futbollit, ai stadium mund të funksionojë dhe si një qendër sportive dhe për aktivitet të ndryshme, ku do të përmbante hotele, bare, restorante, pishina etj.

/Shqip.com