Sport Shqiptar

Përfundon gara për Loriana Kukën, eleminohet që në ndeshjen e parë

Loriana Kuka gjatë meçit me xhudisten ruse, Alesaksandra Babintseva

Loriana Kuka nuk ka arritur të kalon në çerekfinale të garave për pesha -78 kg në xhudo, shkruan Shqip.com.

Kjo pasi ajo u mposhtë nga xhudistja ruse, Alesaksandra Babintseva.

Meçi në përgjithësi ishte i barabartë nga të dyja xhudistet, ku edhe u vazhdua në Golden Score.

Në fund Kuka u mposhtë me Wazzari nga Babintseva, ku u desh ndihma e video-asistencës për të marrë këtë vendim.

Ekipi i xhudos e mbyll këtu garimin në “Tokyo 2020”, me bilancë të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

Edhe dy sportistë tjerë nga Kosova ende nuk i kanë zhvilluar garat e tyre, bëhet fjalë për Musa Hajdarin në atletikë dhe Egzon Shalën në mundje.

Hajdari garën e tij do ta zhvillojë më 31 korrik, ndërsa Shala në ditën përmbyllëse të Lojërave Olimpikë, më 5 gusht./Shqip.com