Sport Ndërkombëtar

Përfundon epoka e Messit te Barcelona, karrierë plotë trofe e lavdi

Lionel Messi

Tashmë edhe zyrtarisht Lionel Messi do të largohet nga klubit i Barcelonë pas plotë 17 viteve në klubin katalanas, shkruan Shqip.com.

474 gola në 520 ndeshje të regjistruara për 34-vjeçarin, dhe çdo trofe të mundshëm të fituar me Barçën.

Debutimin e tij e bëri që nga sezoni i largët 2004/05, kur u aktivizua për herë të parë me ekipin e parë të blaugranëve në ndeshjen kundër Espanyol.

Qysh në moshë të re ishte lojtar i rekordeve, pasi kishte debutuar për pesë ekipet e Barcelonës në një sezon të vetëm.

Më 24 qershor të vitit 2005, në ditëlindjen e tij të 18-të, Messi firmosi kontratën e tij të parë me Barcelonën, kontratë kjo që do ta mbante atë në skuadër deri në vitin 2010, duke shtuar dy vite në kontratën e tij të vjetër, më një klauzolë lirimi prej 150 milion euro.

Lionel Messi si 18-vjeçar

Për herë të parë, paraqitja e tij ra në sy në një ndeshjen para-sezonale të Barcelonës në përballje kundër Juventusit të Fabio Cabellos, i cili më pas fitoi duartrokitje nga publiku i “Camp Nou”.

Gjatë viteve të tij të para në fanellën e skuadrës katalanase, gradualisht arriti të fitoi vendin e titullarit në pozitën e sulmuesit në krahun e djathtë, së bashku me Ronaldinhon dhe Samul Eto’o , formonin treshën e sulmit të Barcelonës.

Messi u krahasua shumë me bashkëvendasin e tij, Diego Maradona, duke provuar ngjashmërinë e tyre ku ai pothuajse kopjoi dy nga golat më të famshëm të Maradonës brenda tre javësh.

Gjatë gjysëmfinales së Copa del Rey ndaj Getafes , ai shënoi një gol shumë të ngjashëm me atë të Maradonës në çerekfinale të Kupës së Botës në vitin 1986 ndaj Anglisë.

Messi mori topin nga e djathta në mesfushë, vrapoi rreth 54 metra dhe dribloi pesë mbrojtësa para se të shënonte nga një kënd i ngushtë.

Momenti kur Messi kishte shënuar golin e ngjashëm me atë të Maradonës

Si i ri, yllin argjentinas e kishin përcjellur lëndime të vazhdueshme, ku kishte humbur disa nga ndeshjet më kryesore në karrierën e tij, atë të finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2006 kundër Arsenalit, dhe ndeshjen e raundit të 16-të të të njëjtit kompeticion kundër Liverpool më 17 maj të vitit 2007.

Sezoni 2008-09 ishte i pari i tij pa lëndime, ku arritit të shënoi 38 gola në 51 ndeshje.

Këtë edicionin formuan treshën sulmuese me Eto’o dhe anësorin Thierry Henry, ku së bashku shënuan 100 gola në të gjitha kompeticionet, një rekord për klubin në atë kohë.

Gjatë sezonit të parë nën drejtimin e Pep Guardiolës, ai arriti të shënoi nëntë gola në Ligën e Kampionëve, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kësaj gare, ku gjithashtu vendosi rekord duke u bërë lojtari më i ri që shpallet golashënuesi më i mirë.

Po këtë vit, Barcelona arriti të fitoi të regjistroi plotë tripletën e parë ni histori të klubit, ndërsa ishte skuadra e parë që arriti të fitonte pesë tituj brenda një viti kalendarit.

Për Messin ky ishte viti më i suksesshëm në karrierën e tij, derisa po këtë vit ai arriti të fitonte trofeun më të madh individual për një futbollist, atë të Topit të Artë.

Pas këtij vitit, filloi epoka e artë e Messit me Barcelonën.

Të njëjtin rekord, katalanasit e kishin arritur edhe në vitin 2011, ku kishin arritur të fitonin sërisht tripletën.

Barcelona duke festuar titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2011

Vitit 2012 ishte vit i rekordeve personale për Lionel Messin, ai shënoi plotë 91 gola në një vit kalendarit për Barcelonën dhe Argjentinën.

Pavarësisht se FIFA nuk e njoftoi këtë arritje për shkak të verifikimit, ai morri titullin e Rekordeve Botërore “Guinness”, për më së shumti gola të shënuar në një vit kalendarit.

Si favoriti kryesor, Messi sërish fitoi Topin e Artë, duke u bërë lojtari i parë dhe i vetëm në histori që fiton këtë çmim katër herë.

Messi duke prezantuar Topin e Arte të fituar në vitin 2012

Në sezonin 2014/15, Barcelona sërish në krye me Messi arritën të fitojnë sërish tripletën historike, me një treshe sulmi e përbërë nga Luis Suarez, Neymar dhe Lionel Messin, ku së bashku thyen shumë rekorde.

Messi, Neymar, Suarez

Në vitin 2017, Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës regjistroi kupucën e artë të katërt ni histori, duke e përfunduar sezonin me 54 gola dhe 16 asistime gjithësej, ku 37 golat në ligë i siguruan atij këtë çmim për herë të katërt.

Me kalimin e viteve, filluan edhe pakënaqësit e tij në klubin katalanas, ku për çdo afat kalimtar përfolej dëshira e tij për tu larguar nga Barcelona.

Spekulimet vazhdonin derisa sipas raportimeve të mediave të huaja, thuhej se arsyeja që Messi dëshiron largimin nga Barcelona, është pikërisht keqmenaxhimi dhe largimi nga skuadra i shokëve të tij të ngusht, me të cilët arriti të fitonte tripletën e vitit 2015, Neymar dhe Luis Suarez.

Pas shumë raportimesh e spekulimesh ndër vite, kjo gjë u bë vendimtare gjatë së enjtes, ku Barcelona doli me njoftim zyrtar se Messi nuk do të jetë më pjesë e klubit për shkak të problemve financiare.

Lionel Messi

Edhe pse ylli argjentinas kishte pranuar të nënshkruante kontratë pesë-vjeçare me blaugrant, ku edhe pastaj do të përmbyllte karrierën e tij te Barcelona, kjo marrëveshje nuk u arrit pikërisht për shkak të problemeve financiare që po mbizotërojnë te katalanasit që prej shfaqjes së pandemisë COVID-19.

Lionel Messi i jep fund tani epokës së tij te Barcelona, një jetë e tërë së bashku me klubin që i dhuroi gjithçka.