Sport Shqiptar

Përfundon ëndrra evropiane e Prishtinës, mposhten nga Bodo/Glimt

Bodo/Glimt

Skuadra novegjeze, Bodo/Glimt ka arritur të përmbys rezultatin kundër Prishtinës në kuadër të ndeshjes kthyese për “UEFA Conference League”, shkruan Shqip.com.

Edhe pjesa e dytë nuk pati dallim me të parën, pasi skuadra norvegjeze u tregua shumë më e mirë se prishtinasit.

Ata krijonin raste të vazhdueshme për shënim, ku edhe arritën të gjenën golin i cili e përmbysi rezultatin në minutën e 78-të përmes Erik Botheim.

Pavarësisht kësaj, ata prap vazhuan të përformonin më mirë se kryqytetasit.

Vlenë të përmenden dy raste të vetme të mira për shënim për Prishtinën, por pavarësisht kësaj rezultati nuk ndryshoi dhe ata u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 3-2./Shqip.com


Bodo/Glimt shënon golin e dytë të ndeshjes

Bodo/Glimt ka arritur të shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes kundër Prishtinës.

Golashënuesi ishte sërish Erik Botheim në minutën e 78-të të ndeshjes.

Deri më tani, norvegjezët janë duke u treguar shumë më të mirë në fushë se prishtinasit.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.


Përfundon pjesa e parë e ndeshjes

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Bodo/Glimt dhe Prishtinës me rezultat 1-0.

Kjo pjesë në përgjithësi u karakterizua me dominim të norvegjezëve, të cilët krijonin raste të shumta shënimi.

Ata arritën të shënojnë golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të përmes Erik Botheim.

Pavarësisht se kishin epërsinë e golit, ata vazhuan lojën ofanzive derisa kërkon epërsinë e rezultatit të përgjithshëm.

Prishtina nga ana tjetër është duke zhvilluar lojë tejet defanzive.


Bodo/Glimt kalon në epërsi

Bodo/Glimt ka arritur të shënoi golin e parë të ndeshjen kundër Prishtinës.

Golin e shënoi Erik Botheim në minutën e 18-të të ndeshjes.

Me këtë gol, norvegjezwt tani barazojnw rezultati i përgjithshëm është 2-2.


Fillon ndeshja mes Bodo/Glimt dhe Prishtinës.