Rozë

Përfundon aventura e Besit në BBVIP Kosova 2

Besi ka përfunduar qëndrimin në shtëpinë më të njohur.

Ai ishte në një nominim të fortë me Yllin dhe Ganinë, pas sharjeve të shumta javën e kaluar për çka Vëllai i Madh i dërgoi të tretë në nominim.

Besi u vlerësua lartë edhe nga opinionistët Bledi dhe Anita, të cilët e vlerësuan lartë kulturën e tij të treguar në shtëpi, duke shfaqur shpresën se ai do të kishte biletën e kthimit.

Santiana ishte e vetmja lojtare që u mërzit nga dalja e Besit.

/Shqip.com