Lajme

Përfundon afati, vetëm një ankesë dorëzohet në PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Vetëm një ankesë është dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me procesin zgjedhor të së dielës.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, për Shqip.com ka bërë të ditur se ankesa është dorëzuar nga një parti garuese në Kllokot.

Mulë Desku.

“GI. Srpska Naridna Sloga ka paraqitur ankesë kundër Srpska List në Kllokot”, ka treguar tutje Desku.

Ndryshe, të dielën është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të vendit, ku në të gjitha komunat procesi zgjedhor ka ecur në mënyrë të rregullt./SHQIP.com