Përfundon 45 minutëshi i parë në ndeshjet e Europaligës

Ka përfunduar pjesa e parë në të gjitha ndeshjet e Europaligës që kanë nisur me fillim nga ora 21-00.
Në Itali, Lazio është duke shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Lokomtiv-Moscow, shkruan Shqip.com.
Golin e parë për italianët e shënoi Toma Basic i cili u asistua nga Pedro Rodriguez.
Për të dyfishuar rezultatin u përkujdes Patric, ndërsa në rolin e asistuesit ishte Luis Alberto.
Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Lazio është në vendin e dytë në Grupin E me tre pikë pas dy ndeshjeve, kurse lidere është Galatasaray me një pikë më shumë.
Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate pas 45 minutave lojë:
Marseille 0-0 Galatasaray
Ludogorets Razgard 0-0 FK Crcena Zvezda
SC Braga 0-1 FC Midtyjlland
Celtic 0-2 Bayer Leverkusen
Ferencvaros 1-1 Real Betis
Genk 0-2 Dinamo Zagreb
West Ham United 1-0 Rapid Wien /Shqip.com