Sport Shqiptar

Përfundojnë pjesët e para nw Superligw

Është mbyllur pjesa e parë në derbin ndërmjet Dritës dhe Ballkanit.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 1:1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Meriton Korenica hapi serinë e golave 0:1 në të mirë të Ballkanit në minutën e 11-të të përballjes, falë asistimit fantastik të Nazmi Gripshit.

Tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e fraksionit të parë të lojës, Drita barazoi shifrat 1:1.

Ishte mesfushori Muharrem Jashari ai që dërgoi topin në rrjetë me ndihmën e shtyllës.

Sfida ndërmjet Dritës dhe Ballkanit është në kuadër të javës së 33-të kampionale.

Ndeshjet tjera Prishtina – Gjilani dhe Llapi – Ferizaj janë mbyllur pa gola 0;0.

/Shqip.com