Sport Shqiptar

Përfundojnë pjesët e para, Ferizaj po turpërohet nga Malisheva, e në Gjilan ende pa gola

Dy ndeshje janë duke u zhvilluar në ALBIMALL Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshje e barabartë dhe më interesante është duke u zhvilluar në Gjilan, mes Dritës dhe Prishtinës, e që rezultati aktual është i bardhë, pa gola.

Kurse befasia po ndodhë në Ferizaj, ku Malisheva është duke shënuar fitore me rezultat 0-3 pas përfundimit të pjesës së parë.

Golat për Malishevën u shënuan nga Tolaj, në sekondën e 25 të ndeshjes dhe tjetri në përfundim të pjesës së parë. Kurse Agon Xhaka e shënoi golin e tretë.

/Shqip.com