Sport Ndërkombëtar

Përfundojnë Lojërat Olimpike: SHBA fituese, Kosova e 42’ta

Kanë përfunduar lojërat olimpike “Tokyo 2020”, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën të parat me 39 medalje të arta.

Ndërsa, Kosova garën e përfundoi e 42, me dy medalje të arta në xhudo të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Ndërsa, pos SHBA-së që është e para, pesën e parë e përbëjnë Kina me 38 medalje të arta, Japonia 27, Britania e Madhe 22 dhe Rusia me 20 medalje të arta.

Këto lojëra olimpike u zhvilluan nën frikën e pandemisë COVID-19. Para se startonin kishte propozime që të shtyhen për një kohë të tjetër, shkak i rritjes së infeksioneve në Japoni.

“Që nga fillimi i pandemisë, për herë të parë e gjithë bota u bashkua. Ne epiqendër u kthye sporti. Duke ndarë momente gëzimi dhe frymëzimi, miliarda njerëz në të gjithë globin u bashkuan përmes emocioneve”, tha shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach në fjalën e tij gjatë ceremonisë përmbyllëse që zgjati rreth dy orë.

Lojërat e ardhshme olimpike do të zhvillohen në vitin 2024 në Paris. /Shqip.com