Lajme

Përfundoi pa sukses takimi i kryenegociatorëve për çështjen e dinarit

Një takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit evropian, Mirosllav Lajçak.
Një takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit evropian, Mirosllav Lajçak.

Takimi për çështjen e dinarit në mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel, ka përfunduar pa rezultat.

Ky takim trepalësh mes Besnik Bislimi, si dhe Petar Petkoviq, u mbajt me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Palët konfirmuan se Mirolsav Lajcak doli me një propozim të ri. Kosova dhe Serbia kanë një javë kohë të dërgojnë komentet e tyre lidhur me këtë propozim. Takimi i radhës do të mbahet në mesin e muajit maj, ka raportuar RTK.

/Shqip.com