Rozë Ndërkombëtar

Përfshihet nga zjarri shtëpia e aktorit amerikan, Will Smith

Shtëpia e Will Smith

Disa kamionë të zjarrfikësve dhe një ambulancë janë parë në shtëpinë e aktorit Will Smith dhe gruas së tij Jada Pinkket-Smith.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në pronën e tij në Calabasas, raporton Page Six.

“Ata janë të gjithë mirë dhe në shtëpi. Një zjarr shpërtheu në bodrum dhe një zjarrfikës u trajtua, por të gjithë janë mirë, “tha një burim pranë familjes.

Një dëshmitar i mëparshëm tha se një zjarr “shpërtheu diku në njërën prej pronave” të pronës së çiftit të superyllit dhe se “dikush u trajtua në vendin e ngjarjes”, por nuk u shtrua në spital.


Pamjet video kapin një ambulancë që hynte në zonë rreth orës 3:30 pasdite.

Anëtarët e familjes janë mjaftë aktiv në rrjetet sociale, por që kësaj radhe ata nuk kanë postuar asgjë, duke zgjuar dyshime se shtëpia e tyre është djegur.

Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim./SHQIP.com