Lajme

Përfshihet nga zjarri një tyrbe në Istog

Një person ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt fetar (tyrbe).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.04.2023 rreth orës 01:32 në fshatin Veriq, Istog.

Tutje thuhet se nuk dihet vlera e dëmit.

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një objekt fetar (tyrbe). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

/Shqip.com