Lajme

VIDEO/ Situatë alarmante në Lushnje, përfshihet nga flakët një qendër tregtare, disa persona të asfiksuar

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në Lushnje. Kati i dytë dhe i tretë i qendrës tregtare ‘Metropol’, qendër e cila ndodhet në një pallat 9 katësh janë përfshirë nga zjarri.

Fillimisht flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe të tretë, por zjarri më pas është përhapur edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë në godinën e Qendrës Tregtare.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 14:40 dhe dyshohet se ende brenda saj ka njerëz. Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre.

Nga pamjet e publikuara disa nga qytetarët janë përpjekur të dalin nga dritaret dhe nga ballkonët, ndërsa për evakuimin e tyre kanë asistuar edhe forcat zjarrfikëse. Në ndihmë të tyre është dërguar edhe një vinç që do të bëjë të mundur nxjerrjen e qytetarëve nga banesa.

Si pasojë e tymit, disa qytetarët janë asfiksuar dhe janë dërguar në spital.

Forcat Zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët dhe për të bërë evakuimin e plotë. 5 forca zjarrfikëse dhe 8 ambulanca ndodhen në vendngjarje. Në ndihmë të zjarrfikëses së Lushnjës kanë mëbrritur edhe zjarrfikëse nga Fieri e Patosi. Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbështetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

/Shqip.com