Lajme

Përfshihet në flakë banesa në Fushë Kosovë

Një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga tymi e flaka si pasojë e djegies së fishekzjarreve.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook Antigona Uka – Lutfiu, zëdhënëse e Gjykatës Supreme, e cila është banore e bllokut ku është djegur banesa.

Ajo ka njoftuar se fishekzjarret që hynë brenda ndërtesës nga dikush që po festonte jashtë, shkaktuan që banesa të digjej e gjitha. Fatmirësisht, të zotit e banesës nuk ishin aty.

Kjo ka alarmuar edhe banorët e asaj ndërtese, të cilët, pas intervenimit të Policisë, e boshatisën ndërtesën.

Në vend të ngjarjes, përpos policisë, kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

Uka – Lutfiu ka bërë thirrje që të ndalohet importimi i këtyre mjeteve piroteknike, shkaku i incidenteve të tilla në natën e ndërrimit të moteve.

/Shqip.com