Rozë

Përflitet se është në pritje të ëmbël, Xhensila Myrtezaj sqaron të vërtetën

Xhensila Murtezaj

Këngëtarja, Xhensila Murtezaj tashmë ka filluar pushimet.

Ajo është duke i shijuar rrezet e diellit bashkë me familjen në ishujt Bahamas.

Së fundmi, bukuroshja brune publikoi disa fotografi për fansat e saj në Instagram, ku shihej duke pozuar me bikini në bregdet.

Por një foto ku Ajka shihet pranë barkut të saj ka shkaktuar dyshime se këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Mirëpo, ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka hequr të gjitha dyshimet.

E kontaktuar nga Prive, Xhensila ka thënë: “Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose motër është në plane ky nuk qenka momenti.” Xhensila pritet të mbajë dhe disa koncerte për shqiptarët e Amerikës./SHQIP.com